close
Bota

SPANJË: 13 TË VDEKUR NGA STUHIA ‘GLORIA’

Gloria-850×478

Spanja vazhdon të vuajë nga stuhia Gloria. Shira të fortë, dallgë të
mëdha dhe erëra që kapin shpejtësinë deri në 183 km/h kanë goditur një rajon të vendit iberik. Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se numri i të vdekurve nga stuhia ka shkuar në 13 ndërsa 4 persona rezultojnë të humbur. Kryeministri Pedro Sanchez bëri një vizitë të enjten tek zonat e prekura ku më gjatë u ndal në Mallorca, si vendi më i prekur nga stuhia. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia