close
Bota

SPANJË: COVID-19, MBI 50.500 PUNONJËS SHËNDETËSOR TË PREKUR

thumbs_b_c_61c66aa61ebe695549f592c07bb45778

Në Spanjë nga COVID-19 janë të prekur më shumë se 232 mijë persona prej të cilëve mbi 50.500 janë punonjës shëndetësor, që e bën vendin me më shumë mjekë dhe motra medicinale të infektuar në botë.  Gati tre muaj punonjësit shëndetësor në Spanjë janë përballur me mungesën e pajisjve mbrojtëse dhe me reparte të stërngakrkuara. Mjeku I njohur Sallabanda thotë se 22% e të infektuarëve janë punonjës shëndetësor.

Mjeku Sallabanda shprehet se kurba është në rënie, kurse shprehet optimist se situate po shkon drejt përmirësimit.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, të hënën do të lehtësohen disa masa të izolimit, pasi numri i rasteve me koronavirusin e ri po vazhdon të bie. Bareve dhe restoraneve në kryeqytet, do tu lejohet të rihapin terracat. Në kuadër të lehtësimit të masave, do të lejohen edhe tubimet deri në 10 persona.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia