close
Sport

SPANJË: REAL MADRID – ATLETIKO BILBAO NË FINALE TË SUPERKUPËS

Superkupa spanjolle

FINALJA E SUPERKUPËS DO TË LUHET MË 16 JANAR NË ORA 18:00


 Në finale e madhe të Superkupës spanjolle do të përballen Real Madrid-Atletic Bilbao.  Real Madrid në gjysmëfinale mundi Barcelonën  3:2, ndërsa  mbrëmë në “King Fahd International Stadium” në Arabi, Atletiko Bilbao mundi Atletiko Madridin  2:1

Kjo ndeshje i dhuroi tre gola dhe që të tre në pjesën e dytë. Një autogol i Unai SImon i dha epërsinë Atletiko Madridit në minutën e 62’ por Bilbao reagoi fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 77’ dhe 81’ përmes Alvarez dhe Williams.

Finalja e Superkupës së Spanjës Real Madrid-Athletic Bilbao do të zhvillohet më 16 janar në ora 18:00./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia