close
Top LajmeVendi

SPASOVSKI: AUTORITETET JANË TË PËRGATITURA PËR ÇFARËDOLLOJ KËRCËNIMI

267577768_2081292148715064_4728557488743858842_n

PËRUROHET OBJEKTI I RINOVUAR I  POLICISË NË “GJORQE PETROV”


Gjatë përurimit të objektit të rinovuar të policisë në “Gjorqe Petrov” Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski  njoftoi se siguria në vend është stabile dhe se nuk ka asnjë indikacion për prishje të të njejtës.

 

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë indikacion për çfarëdolloj prishje të sigurisë këtë e deklaroi sot Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ai siguroi se autoritetet veprojnë me kujdes dhe janë mirë të përgatitura për çfarëdolloj kërcënimi.

Të gjithë organet kompetente, edhe MPB edhe Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia për Kundërzbulim ndërmarrim aktivitete në drejtim të luftës kundër terrorizmit ose parandalimit të çfarëdo aktiviteti që do të shkaktonte cënim të gjendjes së sigurisë. Tani, për momentin nuk ka asnjë indikacion për çfarëdolloj prishje të sigurisë në shtet. Në nivelin më të lartë veprojnë të gjitha njësitë pranë MPB-së dhe të gjitha agjencitë, raportimet e rreme për akte terroriste treguan se në çfarë niveli është përgatitja e Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe agjencive”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

 

 

Këto komente Spasovski bëri në përurimin e  objektit të rinovuar të policisë në “Gjorqe Petrov” së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Shkup Kejt Meri Bërns. Objekti është rinovuar me donacion nga SHBA prej 475 mijë dollarëve, ndërsa do të shërbejë për pjesëtarët e njësitit special për luftë kundër substancave narkotike.

“Kapacitetet trajnuese që shohim sot këtu do të mbështesin Maqedoninë e Veriut në programin e brendshëm të trajnimit, por edhe bashkëpunimin rajonal me fqinjtë dhe partnerët në rajonin e Ballkanit”, tha mes tjerash Bërns.

Ndryshe, përveç objektit të rinovuar, SHBA-të kanë dhuruar edhe një automjet ushtarak mjekësorë/KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia