close
Top LajmeVendi

Spasovski: Kemi video ku shihet qartë ngjarja, nuk i fshehim dëshmitë për vrasjen e hendbollistit

Oliver-Spasovski-M.Z-6-1-1280×721

Ministri i punëve të brendshme , Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp thotë se rasti është zbardhur brenda 24 orëve pas çka janë dorëzuar edhe kallëzimet penale.

“Hedh poshtëm me indinjatë gjithçka që po plasohet në publik këto ditë për fshehjen e qëllimshme të këtij rasti dhe ngecje të rastiti në hetim. Menjëherë pas marrjes së informacionit që nuk është marrë nga vendngjarja për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në asnjë moment nuk kemi ndërprerje deri në momentin e zbardhjes së plotë të rastit me dorëzimin e kallëzimeve penale në afat të gati 24 orëve. Dy persona janë arrestuar, një person po kërkohet. Kemi fletarrest qendror, do të lëshohet edhe fletarrest vendor dhe ndërkombëtarë”, deklaroi Spasovski.

Sa i përket video-incizimeve në lidhje me rastin, Spasovski tha se Policia ka video ku shihen në detajet zhvillimi i ngjarjes, ndërsa thotë se motiv për vrasjen mund të jetë mosmarrëveshjet personale mes vajzës dhe tashmë të ndjerit.

“Policia ka në dispozicion video incizim ku në detaje shihet se si zhvillohet ngjarja, gjithsesi nga bisedat ekzistojnë shumë arsye, shumë rrëfime se çka ka qenë arsyeja për ngjarjen. Këtë do ta tregojë organi hetues. Sipas deklaratave që kemi, është një mosmarrëveshje personale mes vajzës dhe djalit, supozoj”, tha Spasovski.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia