close
Top LajmeVendi

SPASOVSKI ME POROSI PËR FUNDVIT-TË FESTOJMË ME PËRGJEGJËSI

Оливер-Спасовски-1

Minstri i punëve të brendshme Oliver Spasovski sot të gjithë qytetarëve iu uroi Vit të Ri të lumtur e të begatshëm.

Ai gjithashtu luti të gjithë qytetarët që të festojnë me përgjegjësi.

“Për festat e ardhshme mbetet të ju rikujtoj të festojmë në mënyrë të përgjegshme, të kujdesemi që të ruajme shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërmëve, të mos ngasim automjete nëse konsumojmë alkool, dhe të mos konsumojmë alkool nëse patjetër duhet të drejtojmë automjetin. Të mos publikojmë mungesën tonë në shtëpi, kështu duke i joshur hajdutët dhe plaçkitësit, kurse dukuritë e dyshimta ti denoncojmë në stacionin më të afërt të policisë. Piroteknikën të lejojmë ta përdorin vetëm profesionistët, për arsye se vend shumë më i bukur për festë është rrethi i më të afërmëve se qendrat e urgjencës. Edhe pse për policinë nuk ka festë edhe ajo do të jetë prezente në terren, të përmbahemi nga incidentet, për arsye se ato na e shkatërrojnë atmosferën festive”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia