Spasovski: MPB do t’i ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë e deputetëve dhe të shtëpisë ligjvënëse

MPB bën analiza dhe mbledh të dhëna dhe informacione për zhvillimet e mundshme në seancën e nesërme në Kuvend, ku duhet të shqyrtohet propozimi francez, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Sigurisht që protestat, shprehja publike e qëndrimit, e mendimit etj., është vlerë demokratike, e drejtë demokratike, por duhet bërë edhe në mënyrë demokratike. Demokracia nuk nënkupton sjellje anarkike, përkundrazi, demokracia nënkupton sjellje brenda kornizës së ligjit. I bëj apel të gjithëve, mbi të gjitha organizatorëve të këtyre tubimeve, që është VMRO-DPMNE sepse kanë dërguar një letër para disa ditësh si organizatorë të atyre tubimeve, sigurisht që ka edhe struktura të tjera politike si E Majta, shoqata qytetarësh,etj.,  për të bërë që në mënyrë paqësore dhe dinjitoze për të kalojnë të gjitha këto tubime, deklaroi Spasovski ministër i Punëve të Brendshme.

Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve dhe mbi të gjitha organizatorëve të protestave që të bëjnë gjithçka që këto tubime të kalojnë në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.

Ai thotë se policia do të marrë të gjitha masat për sigurinë e deputetëve dhe legjislativit.

Ministri sot mori pjesë në një manifestim në vendkalimin kufitar Tabanovc.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share