close
Vendi

SPASOVSKI NË DONACIONIN PËR PAJISJE TEKNIKE NGA OSCE: PUNOJMË SË BASHKU NË PROFESIONALIZIMIN E POLICISË

DSC_2755

Dje, 09.12.2021 në Qendrën për Trajnim “Idrizovë”, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe shefi i Misionit të OSCE-së në Shkup, Klemens Koja i promovuan pajisjet e reja kompjuterike në vlerë prej rreth 95 eurove, të cilat përbëhen nga lap top -kompjuterë dhe pajisje teknike të cilat do të ndihmojnë në avancimin e mësimit-online dhe mësimit të dedikuar për Qendrën për Trajnim të MPB-së.
” Vitet e kaluara Misioni i OSCE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes participimit të drejtëpërdrejt dhe aktive në projekte nga puna policore institucionale në Ministri u etablua si partenr i ynë i jashtëzakonshëm dhe lojal me të cilin kaluam shumë etapa nga zhvillimi reformues i policosë së Maqedonisë. Më gëzon fakti që së bashku realizuam shumë projekte të suksesshme në thuajsae të gjitha fushat kyçe për funksionim efikas dhe cilësor në punën policore, duke filluar nga krijimi i standardizimi i bazave normative dhe kornizave, përmes modernizimit në arsim në Ministri, në pajtim me nevojat e sfidave dhe trendeve shoqërore, rajonale dhe globale”. Potencoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij para të pranishmëve.

Ministri Spasovski theksoi se qëllimi i përbashkët si përforcim i kapaciteteve institucionale dhe efikasiteteit të MPB-së për zbatimin e reformave strategjike, rritja e profesionalitetit dhe përmirësimi i arsimit dhe trajnimit policor sot marrin një argument dhe konfirmim.
” Sot Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht tetë sektorët e punëve të brendshme si dhe katër qendrat rajonale për çështje kufitare marrin donacion teknik të vlefshëm për pajisjem e 12-të kabineteve edukative rajonale për online mësim, me çka së bashku me Misionin e OSCE-së e rrumbullakësuam procesin tre vjeçar për formimin e klasave të kompjuterizuara në çdo sektor të punëve të brendshme, si dhe në qendrat rajonale të cilat do të jenë të lidhura me klasa identike të tillë si në Qendrën për Trajnim, e tërë kjo në kuadër të konceptit për qasje të përzier për mësim e cila i bashkon trajnimet në klasa dhe online mësim. Me donacionin e sotëm të miqëve tanë- Misioni i OSCE-së në Republikën e Maqedonisësë Veriut- në vlerë prej thuajse 95.000 eurove praktikisht na mundësohet të vazhdojmë në përforcimin e kapaciteteve në krijimin e kushteve kornizë të nevojshme dhe sigurim të pajisjeve teknike për sistem të decentralizuar policor për trajnim, përmes integrimit të E-mësimit në sistemin për trajnim personal, në këtë mënyrë duke u ofruar një hap më afër te trendet dhe standardet moderne të funksionimit policor”, theksoi Spasovski.

 

Ai në fund edhe një herë e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me OSCE-në në hapin tjetër të përbashkët Strategjia për trajnim dhe zhvillim për të punësuarit në MPB 2022-2024 edhe një herë iu falenderua Misionit të OSCE-së për kooperativitetin.
Shefi i Misionit të OSCE-së në Shkup, Klemens Koja në fjalimin e tij theksoi se Misioni i OSCE-së një kohë të gjatë është një nga partnerët më të afërt të MPB-së në ndërtimin e kapaciteteve të saja dhe nga viti 2018, me vendim të ministrave të punëve të jashtme, OSCE-ja si partner u kyç në dixhitalizimin e trajnimeve në MPB.

 

”Pandemia me Covid-19 krijoi nevojë të detyrueshme për zhvillim urgjent për mësim dhe trajnim online. Edhe pse online mësimi kërkon investim nga fillimi, parapseprap në të ardhmen do të krijojë kursime të kohës dhe të harxhimeve, kurse do të stimulojë edhe mënyra të reja të mësimit dhe autonomi profesionale në punë”, theksoi ambasadori Koja.

 

Sipas amabasadorit të OSCE-së, Strategjia për trajnim, zhvillim dhe ndërtim të kapaciteteve të MPB-së 2022-2024, e cilla ishte sjellur këtë verë, e ndërton sistemin e trajnimit dhe të mësimit dhe e planifikon zhvillimin e sistemit të ri për mësim dixhital online.
” Që të sigurojmë qëndrueshmëri në nevojat për mësim dhe për avancimin e kapaciteteve policore me mësim dixhital, përkrahja jonë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Me mjete plotësuese planifikojmë të hapim trajnim dhoma ose të krijojmë klasë kulmore teknike këtu në Qendrën për Trajnim në Idrizovë”, tha në fund të fjalimit të tij ambasadori Koja./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia