close
Vendi

Spasovski, Nestorovska, Tasevski dhe Asani nderojnë të rënët pranë MPB-së

Screenshot-1-1

Delegacione të Ministrisë së Punëve të Brendshme vendosën lule të freskëta në memorialet e të rënëve dhe pjesëtarëve të vdekur të Ministrisë së Punëve të Brendshme në rrethin e MPB-së: në përmendoren para godinës së Policisë Kufitare, në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”, në parkun “Gruaja” në bazën “Brest” dhe në kazermën “Ilindeni”.

Siç informojnë nga MPB-ja, lule të freskëta në përmendoren e MPB-së vendosi ministri i Punëve të Brendshme z. Oliver Spasovski, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme Magdalena Nestorovska, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski dhe zëvendësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike Arif Asani. Lule vendosën edhe përfaqësues të mbrojtësve dhe familjarët e pjesëtarëve të rënë të MPB-së, si dhe përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia