Spasovski: Thirrje për protesta të qeta dhe demokratike

ARRESTOHEN EDHE PESË PROTESTUES PËR PRISHJE TË RENDIT DHE SIGURISË

Ministri i Punë të Brendshme, Oliver Spasovski sërish ju  bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike. Ai siguron se policia edhe sot do të jetë e angazhuar për ruajtjen e rendit sigurinë e qytetarëve dhe objekteve shtetërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëse dëshironi të shprehni të drejtën tuaj demokratike për protesta, ju bëjë thirrje që të njëjtën ta bëni në mënyrë të përgjegjshme dhe paqësore. Ndërkohë, policia do të jetë në detyrë të ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe objekteve shtetërore vitale, me qëllim për të shmangur ngjarje të pakëndshme. Edhe njëherë ju bëjë thirrje për përgjegjësi në momentin kyç për demokracinë. Pa përpjekje për dhunë, pa ngritje të tensioneve dhe pa përdorim të gjuhës së urrejtjes”, tha Spasovski.

Në ndërkohë, MPB ka njoftuar  se janë arrestuar edhe pesë persona tjerë për shkak të hedhjes së sendeve të forta në objektin e Kuvendit dhe për shkak të tentativës për largimin e  rrethojës mbrojtëse para ndërtesës së Kuvendit. Nga MPB thonë se  pas plotësimit të dokumentacionit do të pasojnë parashtresat e duhura./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share