close
Vendi

Spasovski: Vitin 2021 e përfunduam si vit me numër më të vogël të viktimave në trafik

download

Vitin e kaluar (2021) e përfunduam si vit me numër më të vogël të viktimave të trafikut në 15 vitet e fundit. Janë regjistruar 116 viktima, ndërsa ulja më e madhe e aksidenteve sipas vendit është evidentuar në SPb Shkup, e cila llogaritet si më e frekuentuar me automjete dhe pjesmarrës në trafik, ka shkruar ministri i brendshem, Oliver Spasovski.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të shtuara në trafik, të cilat shihet qartë se japin rezultat, janë regjistruar më shumë se 992 mijë masa preventive repressive në pesë vitet e fundit, ndaj shkelësve të rregullave të komunikaciont, e pjesa më e madhe janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Kjo ndikoi në zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të viktimave dhe nëse në vitin 2013 kishte 198 vitkima, në 2016 ai numër ishte 165, në 2017-155, 2018-133, 2019-132, 2020-125 dhe 2021-116’ ka shkruar Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia