close
Top LajmeVendi

SPB TETOVË: BOMBË DORE AFËR BURGUT TË TETOVËS

DHJETË PERSONA NUK ZBATOJNË MASAT E KUFIZIMIT TË LËVIZJES


Siç njofton përmes një komunikate Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, Sot rreth orës 10 e 30 minuta, i punësuari në Burgun e Tetovës, në SPB Tetovë ka denoncuar se në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, në afërsi të këtij institucioni, ku e ka parkuar veturën e tij ,,Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, në afërsi të rrotës së majtë të veturës, ka vërejtur një mjet eksploziv-bombë dore. Si

ç thuhet në komunikatë, Ekipi nga SPB Tetovë, ka kryer inspektimin në vendin e raportuar, kurse janë thirrur edhe përfaqësuesit e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësia për Antiterorizëm në MPB, për ngritjen dhe transportimin e mjetit eksplodues. Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Nga SPB Tetovë gjithashtu kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Tetovë, gjithsej 10 persona nuk e kanë respektuar, vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar. Pesë persona në vende të ndryshme kanë qenë të privuar nga liria në rajonin e Tetovës, ndërsa një person ka qenë i paralajmëruar, kurse katër persona janë privuar nga liria në rajonin e Gostivarit.

   Të privuarit nga liria, janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe në Stacionin policorë Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumetimit të plotë të rasteve, do të përgatiten parashtresa adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal, për ,,mos- veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” – thuhet në komunikatën e SPB-Tetovë. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia