close
Top LajmeVendi

SPB Tetovë: Në muajn prill shqiptohen 1780 sanksione për parregullësi në trafik

auto_policia-mk-780×4391651561057

Në muajin prill të këtij viti, efektivët e policisë të Sektorit të punëve të Brendshme Tetovo- Stacioni i Policisë për Siguri në Trafikun Rrugor-Tetovë,  në zonën më të gjerë të Tetovës, kontrollet aktuale të rregullta dhe 23 aksione të veprimeve kanë zbuluar dhe sanksionuar me ligj 1780 lloje të ndryshme parregullsive gjegjësishtë shkelje të trafikut ose 103 më pak në krahasim me në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

     Në aktivitetet kontrolluese të zbatuara muajin e kaluar dhe për shkak të shkeljeve të përcaktuara  nga trafiku janë larguar 62 automjete, nga të cilat 49 për shkak të regjistrimit të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, dhe 13 për shkak të parregullsive të përcaktuara teknike.

    Në prill, gjithashtu nga trafiku u përjashtuan dhe 206 shoferë ose gati dyfishi i një viti më parë, nga të cilët 130 që drejtonin pa patentë shoferi, 14 drejtuae të dehur, 42 shofer fillestarët të cilët nuk janë përmbajtur përkufizimeve ligjorë për këtë kategori të shoferëve, 5 shofer me kategori të papërshtatshme dhe 15 me një ,,ndalesë“ të vlefshme për drejtim.

    Për më tepër, gjatë kësaj periudhe, përkohësisht janë konfiskuar 28 automjete për shkak të regjistrimit të skaduar mës shumë se gjashtë muaj dhe për shkak të zhurmës, 76 patenta shoferi dhe 42 libreza qarkuallimi, ndërsa ,,shërbimi-merimangë” i Tetovës gjithsej ka ngritur 121 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën qendrore të Tetovës, që është frekuenca dinamike më e lartë e trafikut i automjeteve dhe këmbësorëve.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia