close
Vendi

SPB-TETOVË: THIRREN NË BISEDË 16 TIFOZË TË KF SHKËNDIJA

F0391A15-E622-4EEF-9B6B-B1D844789586

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka identifikuar dhe thirrur për bisedë zyrtare 16 tifozë nga KF Shkëndija nga Tetova dhe në koordinim me Prokurorinë Publike-Tetovë ndaj tyre do të paraqesin parashtresë përkatëse.

Sic thuhet në komunikatën e SPB – Tetovë, të njëjtit më 16.05.2021 kanë hyrë në fushën e stadiumit në Tetovë, derisa ndeshja midis KF Shkëndija – KF Shkupi ishte në zhvillim e sipër dhe kështu kanë shkelur rregullat për tifo gjatë ndeshjes, si dhe masat e parapara për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ndërsa efektivët e policisë kanë ndërmarë masat dhe aktivitetet e duhura, duke siguruar kushte që ndeshja të mbaronte pa pengesa – thuhet në komunikatën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia