SPB Tetovë:Të shtënat me armë zjarri nëpër dasma, gjobë nga 200 deri në 500 euro

Policia në rajonin e Pollogut në periudhën e ardhshme do të intensifikojë dukshëm aktivitetet kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin e të shtënave me armë zjarri. Këto ditë po mbahen takime të intensifikuara të autoriteteve kompetente dhe qytetarëve, me të vetmin qëllim për të reduktuar dhe parandaluar prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me qëllim që në kohë të reagojnë nga SPB Tetovë apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të përmbahen nga të shtënat me armë zjarri dhe nga organizimi i paautorizuar i fishekzjarrëve. Nga atje njoftojnë se do të pasojnë gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të shtënat me armë zjarri janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, dhe gjoba për këtë lloj kundërvajtje, sipas nenit 31, varion nga 200 deri në 500 euro. Gjithashtu, në varësi të pasojave, të shtënat mund të paraqesin vepër penale “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, i cili dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal)”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share