close
Rajoni

SPECIALISTJA E IT: TË DHENAT IA DHASHË NË MIRËBESIM

Screenshot_18

GJYKATA LIRON NGA QELIA 4 TË ARRESTUARIT PËR SKANDALIN E PUBLIKIMIT TË PAGAVE

 

Zbërthehen të dyshuarit për publikimin e të dhënave personale. Specialistja e It Eni Qirjako  tregon se 6 databazët ja dha kolegut Agaraj në mirëbesim. Ky i fundit tregoi emrat e dy përmbaruesive që jua kishte shitur. Gjykata i liron nga qelia. 

 

Specilaistja e It e punësuar në AKSH dhe që ushtronte detyrën në Drejtorin e Përgjithshmë të Tatimeve Eni Qirjako  ka treguar para hetuesive se 6 databazat me listëpagësat e mbi 690 mijë qytetarëve ja ka dhënë kolegut të saj Andi Agaraj. Me dëshminë e saj ajo është bërë bashkëpuntore e drejtësisë për të zbardhur skemën e përdorur për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve. Sipas Qirjakos kolegu i kishte thënë që I dusheshin për një punë studimore pasi po bënte tëmën e diplomës master. Ajo po ashtu ka treguar se nuk e dinte që kolegu i saj do të keqpërdorte dhe ja ka dhënë në mirëbesim. Po ashtu e reja ka treguar se kur janë publikuar të dhënat në media Agaraj i ka këkruar që të  formatojë kompiuterin por që ajo ka refuzuar që ta bëj. Andi Agaraj thuhet në dosjen hetimore se ka treguar emrin e Klodian Sotës të cilit ja ka shitur të dhënat dhe ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ndërsa përmbaruesit privat Endri Ikonomi, ka pretenduar se i ka blerë me fature tatimore të dhënat nga Kodian Sota, pasi i duheshin për biznesin e tij, por se nuk e dinte burimin e tyre. Gjatë leximit të provave prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit “detyrim paraqitje” për Qirjakon dhe “arrest në burg” për tre të tjerët. Në bazë të dosjes hetimore rezulton se organi i akuzës kishte vënë nën përgjim rreth 30 persona, por që nuk kanë përfituar daje të reja. E gjithë skema është zbardhur nga deklarimet e personave të dyshaur.  Gjykata pasi ka dëgjuar pretëndimet e palëve ka liruar nga qelia 4 të dyshsurit, konkretisht për Eni Qirjakon është caktuar detyrim paraqitje ndërsa për Specilaistin e It Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi është vendosur “arrest në shtëpi”.  Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në skandalin e publikimit të të dhënave personale të mbi 690 mijë qytetarëve. Po ashtu hetime intensive po kryhen edhe për databazën e targave të automjeteve. /KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia