close
Bota

“SPIDER-MAN: NO WAY HOME” THYEN REKORDE

106973043-1636494543829-spider-man_no_way_home_Cropped

 Pas 12 ditësh nga lançimi në kinema, gjeneron mbi 1 miliardë Dollarë të ardhura

Filmi i fundit i Marvel, “Spider-Man: No Way Home”, zyrtarisht ka arritur të fitojë më shumë se 1 miliardë Dollarë nga shitja e biletave nëpër kinematë botërore, duke u bërë kështu filmi i parë hollivudian që e shënon këtë sukses nga viti 2019.

Filmi me superheroin shumë të dashur për publikun e arriti këtë moment histori për vetëm 12 ditë. Kështu është bërë filmi i tretë që ka arkëtuar 1 miliardë dollarë për një kohë kaq të shpejtë, pas filmave “Avengers: Endgame” i cili kishte shitur bileta në vlerë prej 1 miliardë dollarësh pas 5 ditëve të shfaqjes dhe “Avengers: Infinity War”, film ky që e arriti këtë shumë të hollash në vetëm 11 ditë. Të dy këta filma përfshijnë aktorin Tom Holland në rolin e superheroit Spider-Man.

“Spider-Man: No Way Home” po ashtu është bërë filmi i parë që i fiton më shumë se 1 miliardë dollarë, qe prej shpërthimit të pandemisë Covid-19. Filmi i ardhshëm do të lançohet më 6 Maj të vitit 2022. Bëhet fjalë për projektin “Doctor Strange In The Multiverse Of Madness”, i cili e vazhdon historinë e vendosur në filmin “Spider-Man: No Way Home” dhe serialin e platformës Disney+, “WandaVision”.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia