close
Top LajmeVendi

SPIROSKI: VAKSINA ANTIKOVID ËSHTË EFIKASE POR NUK MUND TË KRAHASOHET ME VAKSINAT TJERA

MirkoSpiroski2017

SHKENCA ENDE NUK DIN GJITHÇKA RRETH COVID 19


 

 Gjatë ditëve të fundit, numri I infektimeve të reja me Covid 19 është në rritje, e gjithë kjo si rezultat I përhapjes së shpejtë të llojit të ri Omicron. Për momentin  në vend janë aktive 20250 raste të të infektuarve. Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë kryer gjithsej 1.741.085 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 254.857, numri i të shëruarve është 226.409 dhe  numri i të vdekurve 8.198. Doktor Marko Spiroski, imunolog thotë se Vaksina kundër kovid 19 është efikase dhe e mirë për këto kushte, por e njëjta nuk mund të krahasohet me efikasitetin e vaksinave të tjera.

 

 Zbulimi dhe prodhimi i një vaksine, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur për një periudhë kaq të shkurtër dhe me kaq presion si ndodhi me pandeminë e covid 19, prandaj nuk mund ta krahasojmë me vaksinat tjera në aspektin e sigurisë dhe efikasitetit, thotë mjeku Marko Spiroski, por që është e sigurtë, shton ai raporton KlanM.

MIRKO SPIROSKI IMUNOLOG 

Kjo është hera e parë që ndodh kështu. Kishte presion të madh pasi shumë njerëz u infektuan, kishte shumë raste të komplikuara dhe shumë raste të vdekjes. Unë mëndoj se kjo vaksinë është efikase dhe është e bërë mirë në kushte të këtilla, por nuk mund të krahasohet me vaksinat tjera, të prodhuara në të kaluarën në mënyrë më precize dhe më të kontrolluar, kjo është dilema kryesore.

Doktor Spiroski thotë se, edhe pas dy viteve kërkime shkencore, ende nuk është e qartë se si funksionon lidhja mes virusit dhe sistemit imunitar, kjo pasi, pjesa më e paqartë është, ndikimi i mekanizmave gjenetike, ato të lindurat, që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë se si një person do ta përjetojë infektimin me covid 19 transmeton KlanM. Për ta qartësuar kërë, shton Spiroski, do presim një kohë më të gjatë.

MIRKO SPIROSKI IMUNOLOG  

“Hulumtimet që janë bërë deri më tani, për këto 2 vite, kryesisht kanë të bëjnë me imunitetin humoral, më pak i rëndësishëm, që bashkëpunon me imunitetin qelizor. Ka shumë dilema në matjen e antitrupave, nivelin, dallimin në klasat që i kanë shkaktuar, imunoglobin M, G, A, të gjitha këto janë hulumtuar mirë deri tani. Pjesa më e panjohur është se si mekanizmat gjenetik, ato të lindura, ndikojnë në atë, vallë një person do të infektohet, me çfarë simptomash do ta përjetojë, e tjera. Për përgjigjet e kësaj do të presim një periudhë më të gjatë.”

Sa i përket sigurisë së vaksinave anticovid nga pasojat e padëshiruara në afat më të gjatë, Spiroski thotë se çdo gjë që është thënë deri më tani nuk ka bazë shkencore. Në aspekt epidemiologjik, klinik, parashihet siguri por ende jo në atë shkencor. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia