close
Top LajmeVendi

SPITALI “8 SHTATORI”: SULMOHET VERBALISHT PERSONELI MJEKËSOR

Screenshot_6

Kostov: Nuk ka pasur sulm fizik, e as protesta të sindikatës


Sulmet ndaj mjekëve, të obliguar të kujdesen për shëndetin e popullatës vazhdojnë. Pas grevës paralajmëruese të javës së kaluar, si dhe paralajmërimit për marrjen e masave të përforcuara për siguri, janë sulmuar të punësuarit në spitalin “8 Shtatori”. Mbrëmë vonë, familjarë dhe të afërt të një pacienti të vdekur verbalisht e kanë sulmuar personelin në spital në njësinë e kujdesit intensiv. Është thirrur policia që të intervenojë të zgjidhet situata.

Mbrëmë rreth orës 23 në njësinë për kujdes intensiv në spitalin e qytetit “8 Shtatori” ka ndodhur sulm verbal ndaj mjekëve kujdestarë nga ana e familjarëve të një pacienti që ka vdekur. Drejtori i spitalit Hristijan Kostov deklaroi se nuk ka pasur sulm fizik, por mendon se kjo duhet të parandalohet në të ardhmen.

“Konflikti verbal me familjen ndohi në momentin kur familja u njoftua për vdekjen e pacientit. Personat e sigurimit të spitalit e kanë thirrur policinë. Në prani të policisë trupin e pacientit prej spitalit e kanë marrë familja e tij.” –deklaron Hristjan Kostov, Drejtor i spitalit të qytetit “8 Shtatori”.

Për atë si familjarët kanë arritur të hyjnë në njësinë për kujdes intensiv, Kostov tha se një grup më i madh prej 5 ose 6 personave kanë hyrë me dhunë, pas çka është thirrur sigurimi. Kostov tha gjithashtu se mjekët këtë mëngjes nuk kanë protestuar para zyrës së tij, por ai i ka thirrur të bisedojnë.

“Ka pasur informata se ka pasur protesta, këtë e demantoj. Personeli u mblodh nga ana ime. Unë e kam thirrur personelin kujdestar. Ky është spital i madh dhe i thirrra ta shohim çfarë ka ndodhur konkretisht.”shprehet Hristjan Kostov, Drejtor i spitalit të qytetit “8 Shtatori”.

Ky është sulmi i katërt ndaj personelit mjekësot gjatë këtij muaji. Javën e kaluar mjekët dolën në protestë kundër dhunës ndaj mjekëve prej ku theksuan se do të japin kohë që gjërat të rregullohen në sistemin e  degjeneruar shëndetësor. Në protest mori pjesë edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i  cili i dënoi sulmet dhe premtoi sigurim profesional të klinikave më të mëdha në vend. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia