close
Top LajmeVendi

SPITALI I SOFJES: DALIN NGA SPITALI DY TË LËNDUARIT E AKSIDENTIT TRAGJIK

pirogov

Dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Bullgari, shtetas të RMV-së, janë lëshuar nga Spitali i Sofjes “Pirogov”. Sic ka njoftuar korespodentja e MIA-s nga Sofja, percjell KlanM, pacientët që janë lëshuar nga spitali janë në gjendje stabile dhe të mirë shëndetësore. Pritet që ata të merren për trajtim të mëtutjeshëm në institucionet mjekësore në RMV.

Dr.Anastasija Viktorova nga Klinika për djegie dhe kirurgji plastike nga Spitali I Sofjes, sic njofton KlanM, I ka dorëzuar pacientët ekipeve mjekësore të RMV-së.

Katër pacientët tjerë të lënduar në aksident janë në situatë të mirë shëndetësore. Pacienti I shtatë, I cili paraprakisht ishte operuar në Klinikën për Ortopedi dhe Traumatologji, kurse më vonë edhe në Klinikën për Neurokirurgji, është në gjendje stabile.

Sipas paralajmërimeve, edhe dy pacientë tjerë të lënduar, nesër do të lëshohen nga Spitali I Sofjes, dy më 30 Nëntor kurse njëri më 1 Dhjetor./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia