close
SportTë ndryshme

SPORT: “EURO 2020” DHE “TOKIO 2020” NGJARJET E VITIT 2021

sportiiii (1)

RMV-ja SHËNOI SUKSESE HISTORIKE NË FUTBOLL

 

Sporti gjatë vitit që tanimë e kemi lënë pas, u karakterizua me dy aktivitete të mëdha sportive Kampionato europian I futbollit “Euro 2020” dhe Lojrat Olimpike Verore “Tkio 2020” si dhe aktivitet tjera kua pati  rekorde, emocione por edhe zhgënjime.

Dy aktivitet më të mëdha sportive në vitin 2021 padyshim se ishin Kampionati  Europian i futbollit  “Euro 2020” dhe Lojtart Olimpike Verore Tokio 2020”

Kampionati europian i futbollit  “Euro 202” që zgjati plotë 30 ditë, dhe u zhvillua  në disa  qyetet të venddve e ku morën pjesë  24  vende  të ndara në gjashtë grupe  përfundoi me finale e madhe me  Anglisë dhe Italisë, një ndeshje dramatike e cila pas 120 minutave lojë përfundoi me barazim 1:1, ndë Italia fitoi titullin kampion pas ekzekutimit të penaltive. Në “Euro 2020” pjesëmarrëse ishte edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  e  cila ishte në Grupin “C” me  Holandën (0:3), Austrinë (1:3) dhe  Ukrainën (1:2).

Një tjetër ngjarje mjaftë  e rëndësishme në futboll  ishin edhe kualifikimet për Botërorin e futbollit “Katar 2022”. Përfaqësuesja  jonë ka shënuar rezultate  impozante  në Grupin “J”, së bashku me  Gjrmaninë, Rumaninë, Armeninë, Islandën dhe Lihtenshtajnin, duke siguruar balotazhin për kualifikim në “Katar 2022” dhe  fati deshi që me 24 mars të këtij viti të përballen me kampionin evropian Italinë në Palermo.

Kur jemi te Maqedonia e Veriut patjetër të potencohet se këto rezultate historike janë arritur kur FFM-ja, drejtohet nga Muamed Sejdini, i cili duam apo jo është kryetari më i sukseshëm në historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Garat u zhvilluan në kushte të rrepta të kufizimeve kundër koronavirusit. Lojërat ishte paraparë të mbahen vitin e kaluar, por ato u shtynë për shkak të pandemisë.  Gjatë 16 ditëve sa zgjatën Lojërat Olimpike SHBA edhe njëher dëshmuan se janë pa  konkurencë në këto gara  pasi  arritën të fitojnë  113 medalje  prej të cilave  39 të arta, 41 të argjendta  dhe 33 të bronzit, para  sportistëve kinez që fituuan 88 medalje dhe atyre japonez me 58 medlje .  Olimpiada e e Tokios  do të mbahet   mend  nga  shkaku se dy xhudistet kosovare Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova  fituan medaljet e arta. Sukses  në këto Lojëra Olimipike Verore  shënoi edhe  Maqedonia e Veriut duke fituar një medalje  të argjendt taekwondusti Dejan Georgievski . Kur jemi te Lojërat Olimpike Verore vlenë të përmendet fjalimi i shefit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach në ceremoninë përmbyllse i cili tha se ngjarja sportive 16-ditore i kishte sjellë botës njëfarë shprese gjatë pandemisë koronavirusit.

Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë e gjithë bota u bashkua. Ne epiqendër u kthye sporti. Duke ndarë momente gëzimi dhe frymëzimi, miliarda njerëz në të gjithë globin u bashkuan përmes emocioneve”.

Fundi i vitit 2021 sa përket sportit u karakterizua me shpalljen e më të mirëve  dhe  ajo që duhet veçuar është se Distria Krasniqi u shpall xhudistja më mira  në botë, ndërsa Driton Kuka trajneri më mire në botë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia