Sport: Makina nxjerr qëllimisht jashtë rruge dy çiklistët gjatë stërvitjes!

Një aventurë aspak e këndshme për dy çiklistë ka ndodhur dje në Itali. Bëhet fjalë për italianin Luca Chirico dhe australianin Simon Clarke (fitues i një etape të Turit të Francës këtë vit).

Teksa ishin duke u stërvitur në zonën e Porto Cesario, ata kanë kaluar një moment paniku. Në orën e drekës, teksa po mbyllnin stërvitjen në rrugë, një makinë iu është afruar dy çiklistëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata kanë frikësuar dy çiklistët, që u detyruan të qëndrojnë njëri pas tjetrit. Më pas, makina ka kërcënuar edhe më tej çiklistët, duke i shtyrë të dalin nga rruga e rrëzohen jashtë saj.

Për fat, pas dy çiklistëve ndodhej një makinë e policisë, që ka ndërhyrë dhe ka ndluar dy personat që ndodheshin në makinë (një burrë e një grua). Edhe dy çiklistët nuk kanë pësuar dëmtime, por frika ka qenë e madhe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share