close
Vendi

SPOTET E VMRO-DPMNE-së: REFUZOHET PADIA E RUSKOVSKËS

A16B95CD-D43F-44FE-A9BF-744A81C900D5

Gjykata qytetare në Shkup ka refuzuar padinë e Prokurores Vilma Ruskovska kundër Igor Janushevit dhe Hristijan Mickoskit, respektivisht kundër VMRO-DPMNE-së. Gjykatësi Andrej Dimovski, gjatë njoftimit të aktvendimit, ka theksuar se kërkesa e padisë nuk është miratuar, respektivisht në afat prej 8 ditëve, palëve do t`u dorëzohet aktvendimi me shkrim dhe I njëjti do të arsyetohet.

Padia për shpifje e Ruskovskës kundër VMRO-DPMNE-së është spër shkak të paraqitjes së saj në kontekst negativ në fushatën parazgjedhore të koalicionit “ Për ripërtrirje të Maqedonisë”, respektivisht për përdorimin e pamjes së saj në dy spote reklamuese “Rrëfimi criminal” dhe “Shtabi i gënjeshtrave”.

Ruskovska për këtë rast kërkonte dëmshpërblim prej 615.000 denarëve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia