close
afsqar

E PANEVOJSHME RRËMUJA E KRIJUAR PARA KLAN M


Televizioni Klan Maqedoni ka qenë është dhe do të jetë dritare
për të gjitha çështjet që e bëjnë jetën. Mbrëmë në kuadrin e emisionit Arti i Financës trajtuam çështjen e shtrenjtimit të energjisë dhe debatet e pakënaqësitë që e shoqërojnë – me Kryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski, përfaqësuesin e Iniciativës Qytetare “Boll Më’, Krenar Osmanin si dhe ekspertin e fushës Iljas Iljazi. Që të tre mysafirët shpalosën qëndrimet e tyre, vlerësimin e të cilave mund ta bëjnë teleshikuesit, por rrëmuja e krijuar para selisë së Televizionit tonë ndërkohë që debatohej në studio, kujtojmë se nuk është as në favor të ‘Nismës qytetare’ e cila gjithë pakënaqësinë e saj mund ta manifestojë në adresë tjetër e jo para nesh. Kjo është më e pakta që mund të kërkohet nga njerëzit që problemin e shtrenjtimit të energjisë po e bëjnë çështje.

Së këndejmi Redaksia Jonë u kërkon falje mysafirëve të televizionit tonë për shijen hidhur me të cilën mund të jenë larguar pas daljes nga emisioni. /KlanMacedonia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia