close
Rajoni

SREBRENICË: PËRKUJTOHET MIZORIA MË E KEQE PAS LUFTËS SË II BOTËRORE

srebenice-620×348

Sot mbushen 21 vjet nga masakra e Srebrenicës në të cilën  forcat serbe vranë mbi tetë mijë burra dhe djem myslimanë. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që pasuan kryen krime të tmerrshme  duke vrarë njerëz të pafshëm dhe duke hedhur kufomat nëpër gropat në pyjet përreth. Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka cilësuar ekzekutimet në Srebrenicë si gjenocid.

Vrasjet ishin të mire-planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur  krimet.  Megjithëse  vrasjet ndodhën për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende.

Masakra, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnjë, është cilësuar si mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.  Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun Ditë të përkujtimit të gjenocidit në gjithë Bashkimin Evropian dhe u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të veprojnë ngjashëm. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia