close
Bota

STAMBOLL: NAMAZI I PARË NË XHAMINË E SHËN SOFISË

New folder (9)_ayasofya11

Në Xhaminë Shën Sofisë është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vitesh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe zonën përreth. Qytetarë nga Stambolli dhe persona të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ekipet e bashkisë shpërndanë falas para namazit për qytetarët sixhade njëpërdorimshme, dezinfektues, maska dhe ujë./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia