close
Bota

STAMBOLL: RRITET NUMRI I TË VDEKURVE NGA SHEMBJA E NDËRTESËS

stamboll-1-804×380

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Kartal të Stambollit është rritur në 21. Soylu tha se besohet se 35 persona kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat dhe të gjithë ata janë gjetur. Ndërsa 14 nga gjithsej 35 janë shpëtuar nga rrënojat, shtoi ai.

Më parë gjatë ditës së djeshme, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, gjatë vizitës në spitalin ku gjenden personat e nxjerrë nga ndërtesa e shembur, tha se në spital janë 13 persona të plagosur, nga të cilët dy në gjendje kritike. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia