close
Top LajmeVendi

STEFKOVSKI: NDRIÇIMI RRUGOR DËMTON BUXHETIN E KOMUNËS SË GAZI BABËS

Screenshot_1

RAPORTI I KOMISIONIT DO T’I DORËZOHET INSTITUCIONEVE KOMPETENTE


Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, në konferencën e sotme për media ka informuar për keqpërdorime të buxhetit të komunës, nga ana e udhëheqësisë së mëhershme.  Në periudhën kohore prej 19.05.2021 deri në 30.08.2021 në Komunën e Gazi Babës janë shpenzuar 11 milionë denarë, prej të cilëve 7 milionë për mirëmbajtje dhe 4 milionë denarë për ndërtimin e linjave të reja për ndriçim rrugor.

Megjithatë, sipas komisionit të formuar për revizion të punimeve të realizuara, ka dallim mes punimeve të realizuara dhe punët e treguar në faturë nga ana e operatorit ekonomik, përkatësisht të njëjtat nuk përputhen.

BOBAN STEFKOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË GAZI BABËS

“Në Komunën e Gazi Babës është dorëzuar faturë për ndërtimin e linjës së re për ndriçim rrugor në Bullaçan drejt lagjes së re. Në faturë është treguar se është vendosur kabllo në gjatësi prej 550 metra dhe 10 shtylla të reja elektrike druri dhe 10 llamba natriumi, ndërsa gjendja faktike është se kanë vendosur më pak metra kabllo, shtylla të vjetra dhe të përdorura dhe janë vendosur llamba led në vend të llambave natrium”.

Stefkovski tha se, me këtë është dëmtuar buxheti i komunës ndërsa raporti i komisionit, ku dokumentohet kjo gjë, do t’u dorëzohet institucioneve kompetente.

BOBAN STEFKOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË GAZI BABËS 

“Nëse merret parasysh se një shtyllë elektrike ka kushtuar 13 mijë dhe 800 denarë, një metër kabllo ka kushtuar 890 denarë, një llambë natriumi ka kushtuar 9,450 denarë, sipas raportit të komisionit, është e qartë se është dëmtuar buxheti i Komunës së Gazi Babës. Gjatë ditëve në vijim gjithë dokumentacionin do t’ua dorëzojmë institucioneve kompetente për veprimin e tyre të mëtejshëm”

Sipas raportit të komisionit i cila kreu kontroll të punimeve të realizuara sipas marrëveshjes për ndërtimin e linjave të reja për ndriçim rrugor, në situatë të ngjashme ku nuk përputhet ajo që është vendosur në faturë/ dhe gjendja faktike , është hasur edhe në ndërtimin e linjave të ndriçimit rrugor në rrugën Pero Nakov, lagjen Keramidnica në urën drejt Aerodromit dhe në rrugën 3 në Jurimleri./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia