close
Vendi

Stërvitje për evakuim në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”

images

Shoqata vullnetare e zjarrfikësve “Bajram Miftari-Çair sot në në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” do të realizojë stërvitje taktike-treguese për evakuim të nxënësve, kuadrit mësimor dhe personelit teknik.

“Këto aktivitete i bëjmë me qëllim të vetëdijesimit për evakuim të duhur në rast fatkeqësie natyrore, gjegjësisht të edukojmë nxënësit, mësimdhënësit, qytetarët se si të mbrohen siç duhet, të evakuohen në rast aksidenti”, thonë nga SHVZ “Bajram Miftari – Çair”.

Qëllimi, sipas organizatorëve, është ndërgjegjësimi për evakuim të duhur në rast fatkeqësish natyrore.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia