close
Top LajmeVendi

STOLTENBERG: MIRËSEARDHJE RMV-së NË NATO

Zaev: Po vulosim vendin tonë krah aleatëve


Takimi i krerëve të NATO-s në Londër mund të vlerësohet si historike për vendin, si paralajmërim për atë që do të jetë një praktikë e zakonshme prej se edhe formalisht do të rrumbullaksohet procesi i aderimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën më të fuqishme politiko – ushtarake. Se anëtarësimi është çështje kohe flet edhe Neni 5 i Deklaratës së Londrës ku thuhet:

“Jemi të përkushtuar për politikën e dyerve të hapura të NATO-s, që përforcon Aleancën dhe që solli siguri për miliona evropianë. Maqedonia e Veriut sot është këtu me Ne dhe së shpejti do të bëhet anëtarja jonë më e re”-thuhet në deklaratën e Londrës.

Këtë e Konfirmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Maqedonia e Veriut dhe Kryeministri Zaev ishin përshëndetur në takimin e sotëm dhe të gjithë e presim si anëtaren e 30 të NATO-s. Kjo dëshmon se dyert e NATO-s janë të hapura dhe besojmë fuqishëm se anëtarësimi I RMV-së do të jetë dicka e mirë për vendin dhe rajonin.”-shprehet Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se kjo ngjarje konfirmon përkushtimin e përbashkët të aleatëve për të sigurar paqë, stabilitet dhe prosperitet.

Samitin e Londrës dhe dhe rëndësinë për vendin e vlerësoi edhe Zv/Kryeministri Osmani.

Kryeministri Zaev në Londër është takuar edhe me Kryeministrin spanjoll Sanchez, vendi I të cilit për shkak të zgjedhjeve të parakohshme ka mbetur e fundit që ta ratifikojë protokollin aderues. Prej se procedura të kalojë në Madrid, Kuvendi I Maqedonisë së Veriut duhet ta ratifikojë këtë marrëveshje. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia