close
Rajoni

STOLTENBERG: NATO-ja DO TË QËNDROJË NË KOSOVË

F5783B26-BB4F-4BB5-825F-851AC243BDDB

OSMANI: ANËTARËSIMI NË NATO, TEJET I RËNDËSISHËM


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO “është tejet i rëndësishëm” dhe kërkoi mbështetjen e aleancës ushtarake për këtë qëllim. Osmani priti të enjten në Prishtinë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të ishte në dobi të tërë rajonit. Ai gjatë qëndrimit njëditor në Kosovë ka takuar krerët e KFOR-it dhe të institucioneve të Kosovës ndërsa ka siguruar se NATO do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë.

JENS STOLTENBERG – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-s

Ne fuqishëm i përkrahim përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike. Jemi këtu për shumë vjet dhe ndihmei përgjegjës për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe gjithë rajonin.

Duke folur për për tranzicionin e FSK-së në ushtri ai ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të punojë me FSK-në. Ai me autoritetet në Kosovë ka diskutuar edhe për cështjen e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaci dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ku Thaci kishte siguruar që FSK nuk do të vizitojë veriun pa marrëveshje paraprake me KFOR-in e të cilën e kishte kundërshtuar Albin Kurti me tu bërë kryeministër për herë të parë, madje ka thënë se atë letër e ka dërguar në prokurori.

JENS STOLTENBERG – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-s

E kemi diskutuar këtë cështje. E mirëpres që autoritetet kosovare e respektojnë marrëveshjen e nënshkruar më 2013 që FSK-së të mos shkojë në veri pa darkodrim paraprak me KFOR-in dhe NATO-n. Kjo është ëmnyra më e mirë për të ruajtur balancin dhe për të shmangur cfarëdo që do të minonte dhe dobësojë mundësinë për për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe do të minojë procesin e dialogut.

I pyetur lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, Stoltenbergu ka deklaruar se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike nuk mund të bëhet pa pajtimin e 30 anëtarëve të saj ndërkohë që ka shtuar se Kosova ende nuk njihet nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia