Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se aleanca ushtarake është “në mes të një transformimi shumë të thellë” që do të refletojë “pasojat afatgjata” të luftës së Vladimir Putin në Ukrainë.
Në një intervistë për Sunday Telegraph, Stoltenberg ka thënë se NATO po planifikon që të vendosë në kufijtë e saj një prezencë të përhershme ushtarake si një përpjekje për të përballuar një agresion rus në të ardhmen.
Ai tha gjatë intervistës së tij se fokusi i tij është të sigurojë që aleatët të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre./tvklan.al