close
Top LajmeVendi

STOLTENBERG: NENI 5 I KARTËS SË NATO-s DO TË ZBATOHET

Neni 5 i Marrëveshjes së Uashingtonit për Mbrojtje Kolektive të NATO-s automatikisht do të bëhet obligim për Maqedoninë e Veriut, në momentin kur të gjithë vendet anëtare të Aleaancës do ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim. Në këtë mënyrë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ju përgjigj pyetjeve rreth ligjit për Mbrojtje që ende nuk është miratuar ku obligimi për mbrojtje kolektive të Aleancës duhet të bëhet pjesë e legjislativës së vendit.

“Neni 5 për mbrojtje kolektive te Marrëveshjes së Uashingtonit do të bëhet obligim për RMV-në sapo vendi të bëhet anëtare fuqiplotë. Ne e kemi nënshkruar protokollin aderues vitin e kaluar dhe të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet ta ratifikojnë protokollin në parlamentet e tyre. Në këtë mënyrë, kur kjo të ndodh, Marrëveshja do të vlejë edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Neni 5 për mbrojtje kolektive është Neni 5 nga marrëveshja.”-tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në vigjilje të takimit dyditor të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s që fillon nesër ka njoftuar se në këtë takim do të bisedohet për rolin e ardhshme të misioneve të Aleancës në Afganistan dhe Irak, por edhe për raportet me Rusinë. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia