close
Top LajmeVendi

STOLTENBERG: NUK DUAM GARË ARMËSH ME RUSINË

Sheqerinska paralajmëroi marrëveshje bilaterale në fushën e Mbrotjes me vendet anëtare të NATO-s


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit dyditor të ministrave të aleancës, në të cilin mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut, theksoi se vendet aleate nuk duan “garë armësh me Rusinë”. Investimet e mëdha në Moskën me armë të reja dhe moderne, sipas tij janë të rrezikshme dhe të shtrenjta. Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska e cila mori pjesë në takim paralajmëron zgjerim të bashkëpunimit bilateral në mes Maqedonisë së Veriut dhe disa vendeve anëtare të NATO-s.

Në mënyrë të detajuar para gazetarëve, pas përfundimit të ditës së dytë të takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel, ku mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg theksoi se NATO nuk dëshiron garë të re të armëve me Moskën. Rusia, me shpërndarjen e EsEsSi8 raketave e shkeli marrëveshjen për mos’shpërndarjen e raketave me interval të mesëm dhe të shkurtër, e nënshkruar në SHBA në vitin 1987, ndërsa investon shumë në armë të reja moderne, me sisteme të reja raketore që e shkurtojnë kohën për paralajmërim, shtoi Stoltenberg, duke shprehur shqetësim për shkak të rrezikut për stabilitetin e aleatëve evropianë. NATO kësaj do t’i përgjigjet me gatishmëri më të madhe, por edhe me përpjekje për kontroll të armatimit.

“Mënyra më e mirë për zgjidhjen e gjithë kësaj është ripërtërirja e sistemit të kontrollit të armëve. Ne bëjmë gjithçka mundemi që të parandalojmë garë me armë. Gara me armatim, posaçërisht me armë bërthamore nuk është e mirë, është e rrezikshme dhe e shtrenjtë. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë me kontrollin e armëve që t’i zgjidhim sfidat dhe dhe hendekun që u hap pas shfuqizimit të Marrëveshjes AjEnEf.”  –tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, e cila prej ditës së djeshme merr pjesë në takimin e ministrave të Aleancës paralajmëroi marrëveshje të reja bilaterale për bashkëpunim në mbrojtje, si anëtare me të drejta të plota në bllok. Dje u nënshkrua marrëveshje me Britaninë e Madhe, ndërsa punohet edhe për marrëveshje të ngjajshme me SHBA-të, Turqinë dhe Francën. Pas takimit me ministren franceze të Mbrojtjes Florens Parli, Sheqerinksa shprehu kënaqësinë që të dyja vendet e përforcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ndërsa pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut përgatiten për misionin e trajnimit në Republikën e Afrikës Qendrore, së bashku me ushtarë nga Franca. Në qoftë se NATO e pranon ftesën nga Qeveria në Irak për trajnim të forcave të armatosura irakiane, Maqedonia e Veriut do të dërgojë kuadrot e veta, paralajmëroi Sheqerinska. Sipas informacioneve nga Spanja, në mes të muajit mars pritet që Parlamenti në Madrid ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka vendi përveç se do të marrë pjesë në punën dhe në misionet e Aleancës, zyrtarisht do të jetë edhe vendi anëtar i 30-të. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia