close
Rajoni

STOLTENBERG PËR VIZITË NË KOSOVË

98CFF1FD-A79F-4D77-8C0B-EB20EC4A6650

OSMANI: ANËTARËSIMI NË NATO, TEJET I RËNDËSISHËM


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO “është tejet i rëndësishëm” dhe kërkoi mbështetjen e aleancës ushtarake për këtë qëllim. Osmani priti të enjten në Prishtinë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate dhe anëtarëve të NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, tha Osmani, teksa përmendi edhe “rrezikun nga ndikimi rus” në Ballkan. Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e saj, Osmani e falënderoi Stoltenbergun edhe për kontributin e NATO-s në sigurinë në Kosovë. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999 – pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia