close
Rajoni

STRAZBURG: VIZAT PËR KOSOVËN DREJT HEQJES

Ulrike LUNACEK

Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka bërë të ditur se Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së ka miratuar propozimin poër liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën.

Lunaçek i ka bërë thirrje politikës kosovare që të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi si dhe  për luftë kundër krimit të organizuar e korrupsionit, si kushte themelore për të vijuar më tej.

Ndërkaq, në një reagim të tij, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke shprehur mirënjohje për Komisionin, thotë në statusin e tij në Facebook se kjo është një edhe një dëshmi  e përkrahjes dhe e gatishmërisë së institucioneve të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe tani i përket Prishtinës zyrtare që të veprojë pa vonesë, për shkak se e ardhmja evropiane është e vetmja alternativë për Kosovën, – theksohet në reagimin e presidentit Thaçi. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia