close
Sport

STRUGA TL NISI PËRGATITJET PËR PJESËN E DYTË TË KAMPIONATIT

veleshta-i-struga-trim-lum-odigraa-11

SHABANI: SHPRESOJ QË T’IA DALIM

Struga Trim Lum e cila në sezonin vjeshtor me 26 pikë renditet e shtata në tabel nga dita e sotme nisi përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit.Ekipi një pjesë të seancave stërvitore do ti zhvillon në Strugë dhe Ohër, ndërsa fazën e dytë dhe kryesore në Durrës. Ndeshja e parë kontrolluese kundër Renovës më 21 janar.

Klubi i futbollit Struga Trim Lum nën drejtimin e trajnerit Srgjan Zaharievski sot zyrtarisht ndezi motorët për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit. Ekipi do të punon në bazë të plan-programit të hartuar nga stafi teknik, kështuqë faza e parë do të zhvillohet në Strugë dhe Ohër, ndërsa faza kryesore do të zhvillohet në bregdetin shqiptar në Durrës, ku edhe do të zhvillojnë disa ndeshje kontrolluese.

BUNJAMIN SHABANI – FUTBOLLIST I STRUGA TL  

Na pret një kampionat i vështirë pasi shofim se ekipet po forcohen. Besoj që me një fazë përgatitore të mirë dhe me lojtar të ri që kanë ardh të bëjmë një gjysmësezon shumë të mire, ku pasi që jemi edhe në gjysmëfinale të kupës do të tentojmë të kapim edhe evropën përmes kupës apo kampionatit. Mirëpo do i marrim ndeshjet një nga një dhe pastaj në fund të shofim. Shpresoj që t’ia dalim”.

Sa i përket lëvizjeve në këtë afat kalimtar deri më tani edkipa ka angazhuar futbollistin e repartit të mbrojtjes 26 vjeçari Darko Ilievski nga Kopri i Sllovenisë, por ditëve në vijim pritet anagazhimi i një apo dy futbollistëve tjerë. Nga ekipi është larguar Florent Osmani. Sa i përket ndeshjeve kontrolluese deri më tani dihen tre ekipet kundërshtare, me 21 janar kundër Renovës, më 26 janar kundër Voska Sport dhe ajo e fundit kundër Ohrit më 5 shkurt./KlanMacedonia/ 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia