Drejtori I Spitalit për Nefrologji, Aleksandar Poposki, ka konfirmuar për “Slloboden Peçat” se nga Manastiri I është dërguar një pacient I cili ka qenë për udhëtime në Zanzibar – Afrikë dhe më pas ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai është shtruar në spital, njëlloj sikurse bashkëshortja e tij që është shtruar në Shkup.
Ende nuk kanë përfunduar analizat e AMSHA-së që duhet të konfirmojnë ose të mohojnë nëse bëhet fjalë për llojin jugafrikan të koronavirusit.
Ndryshe, njoftohet se ka pasur interesim jashtëzakonisht të madh për udhëtime në Zanzibar-Afrikë. Agjencitë turistike kanë ofruar aranzhmane prej 11 ditëve, me çmim rreth 1.000 euro. Për turistët nga Maqedonia e Veriut nuk është kërkuar testi negativ për COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe, mjaft I popullarizuar është edhe aranzhmani për Maldive, ku gjithashtu nuk duhet testi negativ.
Për festat e 8 Marsit dhe ekskursionet në Dubai, agjencitë njoftojnë se është I nevojshëm testi negativ që është 2.600 denarë, duke shtuar se nuk mungon interesimi edhe për këtë destinacion. /KlanMacedonia