close
Rajoni

STUART PEACH VIZITON SHQIPERINË NË FILLIM TË JANARIT

Press statement by Air Chief Marshal Sir Stuart Peach, Chairman of the NATO Military Committee

I DËRGUARI I JOHNSSON PËR BALLKANIN PERËNDIMOR DËSHIRON STABILITETIN E RAJONIT


I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor do të vizitojë Shqipërinë dhe shtetet e rajonit në fillim të Janarit. Në prag të këtij misioni diplomatik Peach ka deklaruar se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh të sigurisë dhe stabilitetit në dy dekada.

 

Në fillim të Janarit Shqipërinë dhe shtetet e rajonit do të vizitohen nga marshalli në pension Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. Në prag të këtij misioni diplomatik Peach ka deklaruar se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh të sigurisë dhe stabilitetit në dy dekada. Sipas Peach Qeveria e Britanisë së Madhe dëshiron që ky rajon të  jetë i sigurt, të funksionojnë institucione të qëndrueshme demokratike dhe të konsolidohet sundimi i  ligjit. Kryeministri, Boris Johnson, i kërkoi ish kreut të misioneve ushtarake të NATO-s qe të marrë postin e ri për të mbështetur përpjekjet e Londrës për të ndihmuar të gjithë rajonin për të deshmuar interesin e britanikëve për Ballkanin Perëndimor pavarësisht largimit nga BE.  Sir Stuart Peach, thekson se në  këtë pozicion si i derguari i Johnson për Balkanin Perendimor  ai do të sjellë me vete të gjithë përvojën personale dhe ekspertizën më të mirë diplomatike, të sigurisë dhe të tregtisë të Britanisë për të mbështetur zgjidhje politike, si dhe për të promovuar integrimet euroatlantike. Sir Stuart Peach ka qenë i angazhuar në bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999.  Gjatë vizitës së fundit në Bosnje i dërguari i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor tha se do të punojë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesin e lartë te Be-SE Schmidt si dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të promovuar paqen dhe pajtimin në Bosnjë, si dhe përparimin e këtij shteti./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia