close
Top LajmeVendi

STUDENTËT E JURIDIKUT IMPROVIZOJNË SEANCË GJYQËSORE

“Sanksionet penale në sistemin gjyqësor”


Në këtë mënyrë studentët e Vitit të parë Akademik të Fakultetit të Drejtësisë në UT improvizuan seancën gjyqëore me temë “Roli i familjes gjatë socializimit politik dhe sanksionet penale në sistemin gjyqësor.

Kjo seancë synon ngritjen e zërit kundër kufizimit, rrezikimit dhe sanksioneve penale në baza politike, grupore dhe kombësie në sistemin e gjyqësisë në RMV, deklaroi profesori universitar Bashkim Selmani.

‘Sot në praktikë do të dëshmojnë gjendjen faktike se si gjyqësori gjykon në RMV, në baza politike, në baza kombëtare, poashtu edhe në baza kombësie ku nga njëra anë çekani i drejtësisë shqiptarët i godet ndërsa maqedonasit i përkëdhel.’ –tha Bashkim Selmani, Profesor Universitar.

“Motoja jonë është jo të ndryshojmë ligjet sa ndryshohet qeveria, por ligjet të mos jenë bashkëautor në padrejtësinë kolektive dhe atë individuale, Stop korrupsionit dhe devijimit gjyqësor në RMV.” –vlerëson Kaltrina Ruci, studente.

Selmani poashtu bëri thirrje që të ketë revizion për ato lëndë të veçanta ku shqiptarë të pafajshëm janë dënuar me burgim të përjetshëm, për arsye që siç tha, ka indikacione në publik se janë të montuara ose nuk janë të dëshmuara praktikisht. /Blerona Jakupi/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia