close
Vendi

STUDENTËT E MJEKËSISË KYÇEN NË LUFTËN KUNDËR COVID-19

D96D4D90-F13D-489A-B4F4-A4D59B1C499C

Studentët që janë duke përfunduar studimet e mjekësisë do të kycen në mënyrë aktive në luftën kundër COVID-19. Angazhimi do të jetë për 6 muaj dhe do të ndahet në tri faza. Cdo dy muaj nga 50 studentë do të angazhohen në Qendrat për Shëndet Publik. Megjithatë, ata nuk do të kenë kontakt me pacientët e sëmurë ose të dyshuar me COVID-19 – ka njoftuar MSH-ja.

Ministri Venko Filipce dhe Dekania e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup Sanja Topuzovska, kanë biseduar me studentët e vitit të gjashtë se si ata të kycen në procesin e përballjes me koronavirusin.

“Studentët janë njërëzëri se duan dhe mund të ndihmojnë në periudhën e ardhshme. Angazhimi I tyre do të jetë ndihmë për epidemiologët në komunikimin telefonik me pacientët, përpunimin e anketave epidemiologjike dhe përpunimin e të dhënave – ka thënë Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia