close
Top LajmeVendi

Studentët para rektoratit kërkuan suspendimin e Besiana Mehmedit

Screenshot_6

HODAI: NË BAZË TË CILIT LIGJ APO STATUT, KËRCËNIMET SANKSIONOHEN ME VËREJTJE?

Studentët publikuan edhe video, si provë që profesoresha, Besiana Mehmedi, ka kërcënuar studentët

E dekanati vendosi që ti jap vetëm vërejtje me shkrim. Kjo shkaktoi pakënaqësi tek studentët, të cilët sot sërish dolën në rrugë.

Studentëve nuk iu lejua që të protestojnë në oborrin para rektoratit.

BLENDI HODAI
Studentët janë kryefjala e Universiteteve, andaj hapni dyert dhe mos bini këtu njerëz që janë me fytyra kërcënuese ndaj studentëve si ato që i keni në prapaskenë.

E studentët edhe prej para portave të Rektoratit, dërguan edhe një herë mesazh deri tek ata.
ARDI LENA, STUDENT
Kjo protestë le të jetë një mesazh për të gjithë studentët e këtij Universiteti. Çdo profesor që ofendon, shantazhon, kërcënon duhet të denoncohet dhe jo të heshtet.
BLENDI HODAI
Në Universitete nuk duhet të ketë vend për profesor që shantazhojnë, ofendojnë e kërcënojnë studentët me kapje për fyti. Me veprimet skandaloze të Besiana Mehmedit, që i dëgjuam edhe dje nëpërmjet video-dëshmive të publikuara në Youtube, janë shkelur rëndë edhe normat etike, profesionale dhe pedagogjike të saja për të qenë e kyçur në procesin akademik të mbajtjes së ligjëratave.
Studentët pyetën publikisht dekanatin, se në bazë të cilit ligj apo statut kërcënimet dhe dhuna psikike sanksionohet me vërejtje me shkrim. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia