close
Vendi

STUDIM: AJRI I NDOTUR RREZIK I MADH PËR TË PREKURIT ME COVID-19

F2D90421-BF98-451B-B3DE-A462CA847219

STUDIMI SHKENCOR GJEN LOKACIONIN E VENDEVE ME NDOTJE TË LARTË DHE VDEKSHMËRI NGA VIRUSI KORONA


Gjetjet e tyre tregojnë se madje 19% e rasteve të vdekjes në Evropë, 17% në Amerikën Veriore dhe 27% e rasteve të vdekjes në Azinë Lindore lidhen me ajrin e ndotur. Shkallën më të lartë, 29% e të vdekurve mendohet se e ka Republika Çeke, pas së cilës janë Kina me 27% dhe Gjermania me 26%. Në Britaninë e Madhe përqindja e viktimave në kombinim me ndotjen mendohet se është 14%, ndërsa në Zelandën e Re vetëm 1%. Një nga studiuesit të përfshirë në hulumtim thotë se grimcat PM janë ata që e vështirësojnë problemin.

PROF. TOMAS MUNZEL, QENDRA MEDICINALE “JOHANES GUTENBERG”

“Kur njerëzit marrin ajër të ndotur, grimcat e vogla PM nga mushkëritë e bardha kalojnë në enët e gjakut, duke shkaktuar ndezje dhe stres serioz oksidativ, që do të thotë disbalancë në mes radikaleve të lira dhe materieve oksiduese në trup, të cilat zakonisht i përmirësojnë qelizat e dëmtuara.”

Organziata Botërore e Shëndetësisë thekson se brenda një viti para kohe vdesin rreth 7 milion persona si pasojë e ajrit të ndotur, ndërsa virusi korona e rrit numrin e njerëzve të rrezikuar.

MARIA NEIRA, OBSH

“E shohim se ajri i ndotur mund t’i përkeqësojë sëmundjet kronike dhe ta shpie pacientin dhe popullatën në gjendje edhe më të brishtë, jo vetëm nga sëmundja por edhe nga pasqyra e rëndë klinike gjatë sëmundjes.”

Me marrjen e grimcave të dëmshme, sipas shkencëtarëve vjen deri te dëmtimi i mureve të brendshme të arterieve dhe  kjo shpie deri te joelasticiteti dhe ngushtimi i tyre. Virusi korona, i cili në trup depërton gjithashtu përmes mushkërive të bardha, shkakton dëm të ngjajshëm në enët e gjakut, kështu që në kombinim me dëmin tashmë të shkaktuar nga ajri i ndotur, efekti negativ në shëndetin e pacientit dyfishohet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia