close
Sport

Suarez dëshiron të kthehet te Barcelona, pranon edhe ulje të pagës

agencia-efe_multimedia_55008287199.multimedia.photos.55008287199003.file_-696×464

Luis Suarez është i gatshëm të pranojë edhe ulje të pagës, vetëm për t’u rikthyer në Barcelonë.

Lojtari po konsiderohet si një opsion rezervë për Barcelonën, me Robert Lewandowskin në krye të dëshirave të skuadrës katalunase, shkruan gazetari Jose Alvarez Haya.

Gjatë këtij sezoni, uruguajani pati probleme me lëndime, çka ia pamundësuan të kishte vazhdimësi në formën e tij.

Në anën tjetër, Barcelona, pas shitjes së sulmuesit tek Atletico Madrid, i ka ndërruar disa sulmues.

Tani për tani në majën e sulmit gjendet Pierre-Emerick Aubameyang të cilit mund t’i lëkundet kjo pozitë që në verën e këtij viti.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia