close

STOKHOLMI MË I PREKURI NGA KORONAVIRUSI


Suedia është ndër vendet që e ballafaquar me koronavirusin, po zbaton një strategji tjetër për parandalimin e tij. Gazetarja Svjetllana Gjuriq që jeton në Stokholm, thotë për TV Klan se kryeqyteti  ka numrin më të madh të të infektuarëve.

Në Suedi kanë shpërthyer debate mes Institutit Shtetëror të Shëndetësisë dhe ekspertëve lidhur me vazhdimin e zbatimit të strategjisë britanike për t’u përballur me koronavirusin. Përderisa Instituti mbronë teorinë se përmes infektimit të popullsisë deri në 60 për qind mund arritjen e imunitetit tek pjesa tjetër që do ishte digë mbrojtëse nga koronavirusi, ekspertët e fushës thonë se kjo duhet braktisur.

Problem është mungesa e pajisjeve mbrojtëse për shëndetësinë, nuk ka teste të mjaftueshme. Dje në Stokholm, për një ditë vdiqën 18 veta,’- thotë Gjuriq duke nënvizuar se suedezët, për dallim nga ballkanasit kanë besim të paluhatshëm në institucionet e shtetit dhe prandaj i mbështesin masat e autoriteteve.

‘Mbrëmë u shfaq një film nga spitali Italian në Bergano gjatë të cilit mjekët italianë i bënë thirrje Suedisë që të ndërmarrë masa më të rrepta, të mbyllë shkollat për shkak se koronavirusin e përhapin edhe fëmijët. Tek ne janë të hapura çerdhet, shkollat tetëvjeçare, kurse ato të mesmet dhe universitetet janë mbyllur’.

Svjetllana Gjuriq, rikujtoin se prej ditësh Suedia ka mbyllur kufijtë, ndërkohë që parlamenti pritet të miratojë masa të tjera kufizuese, ndërkohë që lëvizjes e qytetarëve, në distance sociale, vazhdojnë. /Klan Macedonia/                  

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia