close
Bota

Suedia aplikon anëtarësimin në NATO

ann-linde

KRYEMINISTRJA ANDERSSON DHE MINISTRJA E JASHTME LINDE KANË NËNSHKRUAR KËRKESËN

Suedia ka nënshkruar zyrtarisht kërkesën për tu anëtarësuar në aleancën veriatlantike. Vendimi shkaktoi zemërimin e Rusisë ndërsa Turqia kërcënon me veto në rast se ky shtet nordik nuk heq dorë nga mbështetja për opozitarët e presidentit Erdogan.

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson dhe ministrja e Jashtme Ann Linde kanë nënshkruar zyrtarisht aplikimin për t’u anëtarësuar në NATO. Po largohemi nga një epokë dhe po hyjmë në një tjetër tha kryeministrja suedeze. Aplikimi i Suedisë do të dorëzohet në Bruksel ne të njëjtën kohë me atë të Finlandës.

Vendimi i Suedisë për të bërë kërkesën për anëtarësim në NATO vjen pas më shumë se 200 vjet të një qëndrimi neutral ushtarak

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se anëtarësimi i Suedise dhe Finlandës në NATO eshte nje veprim i gabuar. Zgjerimi i NATO-s në Suedi dhe Finlandë që do të provokojë përgjigjen tonë tha Putin.

Një pengesë që duhet kapërcyer është kundërshtimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë sepse vendimarrja kerkon një votë unanime nga 30 anëtarët e NATO-s. Turqia kercenon me veto ne rast se ky shtet nordik nuk heq dore nga mbeshtetja per opozitaret e presidentit Erdogan.

Erdogan e cilësoi Suedinë të kapur nga organizatat terroriste që madje kanë deputete në parlamentin e saj. Ankaraja deklaroi se Suedia dhe Finlanda strehojnë njerëz që janë të lidhur me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit të vitit 2016.

Mediat turke shkruajnë se Suedia dhe Finlanda nuk kishin dhënë miratimin për riatdhesimin e 33 personave që kërkohen nga Turqia. NATO dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Turqia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë./KlanNews

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia