close
Bota

Suedia dëbon 3 diplomatë rusë

linda

Suedia ka njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë rusë për të cilët thotë se nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

“Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur të dëbojë tre diplomatë rusë, puna e të cilëve në Suedi nuk është në përputhje me Konventën e Vjenës”, tha Ministrja e Jashtme Ann Linde.

Vendimi vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia