Sulm me raketa në zonën qëndrore të Ukrainës

 

23 TE VDEKUR NGA SULMI NE VINNYTSIA, AUTORITET I CILESOJNE SULME TERRORRISTE TE RUSISE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ka arritur në 23 numri i të vdekurëve në pjesën qëndrore të Ukrainës nga sulmi me raketa nga ushtria ruse. Sipas Forcat separatiste ruse dhe pro-ruse të Republikës Popullore të Luhanskut pretendojnë se kanë hyrë në periferi të Donbasit por nuk kanë bërë ende asnjë përparim.

Sulmet me raketa vijojne edhe ne pjesen qendrore te Ukraines pervec frontit te luftes ku perplasja nuk ndalet.

EFEKT…

Një zyrtar i lartë ukrainas tha se sulmet me raketa jane një “strategji ushtarake e miratuar” nga Vladimir Putin.

Forcat separatiste ruse dhe pro-ruse të Republikës Popullore të Luhanskut pretendojnë se kanë hyrë në periferi të Siverskut në Donbas të Ukrainës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar. Ministria tha se forcat ruse po avancojnë ngadalë drejt perëndimit.

Ndërkaq Britaniku Paul Urey, i cili u kap nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, ka vdekur në paraburgim.

45-vjeçari Urey u arrestua në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR) në prill dhe u akuzua si mercenar. Ai u kap rob ndërsa thuhet se po përpiqej të kryente një mision shpëtimi humanitar më 25 prill në jug të qytetit juglindor të Zaporizhzhia, për të shpëtuar një grua dhe familjen e saj të bllokuar nga luftimet.

Ndërkaq Bashkimi Evropian mund të ndalojë importin dhe tranzitin e disa naftës nga Rusia rreth gjashtë muaj përpara afatit të planifikuar sipas Reuters. Megjithatë, importi dhe tranziti i qymyrit rus mund të ndalet më shpejt se 10 gushti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share