close
Top LajmeVendi

SULMI NDAJ SELËS: APELI KONFIRMON DËNIMET ME BURG

sela

Gjykata e Apelit Shkup i konfirmoi të gjitha dënimet me burg për tentimin të vrasjes së liderit të Aleancës për Shqipëtarët Zijadin Sela, të cilët i shqiptoi Gjykata Themelore Shkupi 1 vitin e kaluar.

Për tentimin të vrasjes së deputetit Zijadin Sela gjatë sulmit të organizuar të Kuvendit më 27 prill të vitit 2017, gjykatësja Sllavica Andreevska më 5 korrik të vitit 2018 në Gjykatën Penale shtatë të akuzuarve u ka shqiptuar dënime me burg që nuk kishin hyrë në fuqi në kohëzgjatje prej 85 viteve. Kire Georgievski është dënuar me 13 vite burg, Andrej Micov me 10 vite e 6 muaj, Nikolla Vojminovski me 13 vite e 6 muaj, Kosta Dellov me 10 vite e 6 muaj, Aleksandar Janevski – Toshta me 13 vite, Oliver Oshavkovski 10 vite e 6 muaj, Nikollçe Dimitrievski me 10 vite e 6 muaj burg. Janë fajtorë sepse me paramendim kanë tentuar ta vrasin Ziadin Selën.

Aktakuzën e ka ngritur dhe e ka përfaqësuar prokurori Darko Jakimovski nga Prokuroria Publike Shkup.

Paraprakisht, Stojan Pavlevski pas pranimit të fajit u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski, babai i Kires, u dënua me 14 muaj dënim me burg. Të dy u dënuan për dhunë, pasi në incizime vërehej se nuk kanë pasur kontakt me të dëmtuarin Sela.

Prokurori Darko Jakimovski atëherë tha se Sela është i gjallë, falë faktit se të akuzuarit kanë qenë të bindur se e kanë vrarë.

Gjykatësja atëherë lexoi 15 diagnoza, lëndime të rënda të Selës në tru dhe në kokë. Me një pjesë të tyre Sela jeton edhe sot.  /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia