close
Rajoni

SULMOHEN TIFOZËT E KOSOVËS, ARRESTOHEN KATËR PERSONA

Fotooo-600×360

Ndeshja midis Çekisë dhe Kosovës ishte shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë, për shkak se kur bëhet fjalë për tifozët çek ata gjithmonë janë në anën e Serbisë. Në terren Çekia fitoi ndeshjen, por trazirat e vërteta ndodhën në rrugët dhe tribunat e qytetit Pëllzenj.

Sot në mëngjes policia çeke përmes një komunikate ka njoftuar se për shkak të sulmeve ndaj tifozëve të Kosovës janë ndaluar gjashtë persona kurse janë arrestuar katër të tjerë.

Kjo ndeshje ishte cilësuar si e rrezikut të lartë dhe policia çeke kishte ndërmarrë masa të jashtëzakonshme të sigurisë për shkak se tifozët çek shpeshherë në ndeshjet e futbollit janë solidarizuar me tifozët serbë duke mbajtur flamuj serbë dhe transparente me mbishkrime “Kosova është Serbi”.

Në ditën e ndeshjes, sipas policisë çeke, në Plzenj kishin arritur huliganë të shumtë nga Praga dhe Bërno. Policia kishte thirrur edhe njësinë e kalorësisë nga Praga, kurse lëvizjet e tifozëve i kanë ndjekur helikopteri policor, kurse autoritetet e qytetit policisë ia kishin dhënë në dispozicion dronet e tyre. Paraprakisht tifozët çek para hotelit ku ishin të akomoduar futbollistët e Kosovës kanë brohoritur “Kosova është Serbi” duke bartur me vete parulla dhe flamuj serbë.

Gjatë ndeshjes, futbollistët e Kosovës disa herë ia kishin tërhequr vërejtjen arbitrit kryesor të ndeshjes për fyerje raciste nga tribunat e stadiumit.

Kosova një kohë të gjatë ishte në margjinat e interesit të opinionit çek, kurse ky interes u rrit kur Presidenti i Çekisë Millosh Zeman pas kthimit nga Beogradi kishte theksuar se do të propozojë që Çekia ta tërheq pranimin e Kosovës. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia